Haradinaj: Krishterë e Myslimanë të gjithë jemi vëllezër e motra shqiptarë

Aktuale

Haradinaj: Krishterë e Myslimanë të gjithë jemi vëllezër e motra shqiptarë

Më: 4 maj 2019 Në ora: 19:27
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë mbajtjes së fjalimit, për festimin e 19 vjetorit të formimit të partisë së tij, AAK, ka thënë se ai të gjithë shqiptarët kudo që janë, i ka vëllezër e motra, pa dallim feje.

“Unë besoj në Zot, e Zoti më ka fal shqiptar, shqiptarët janë vllaznit e motrat e mi, edhe ata t’Kosovës, edhe ata t’Shqipnisë, e kudo që janë. Të të gjitha besimeve, si ata ortodoks, katolikë, myslimanë e ata që i luten Zotit në teqe, të gjithë janë vllaznit e motrat e mi” tha Haradinaj.

Ai madje numëroi edhe arsyet pse AAK-ja është aleancë e qendrës së djathtë, duke thënë se ata besojnë në Zot, atdhe e shtet.

“Jemi parti e qendrës së djathtë, se besojmë në Zot, besojmë në atdhe e shtet, besojmë në familje” shtoi ai.

Ai gjithashtu i bëri thirrje serbëve të Kosovës, ta konsiderojnë këtë të fundit si shtëpinë e tyre, duke i thënë “Kosova është shtëpia juaj e parë, ndërsa Serbia është shtëpia juaj e dytë.

Sot AAK-ja ka festuar 19 vjetorin e themelimit të saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat