Tërnava: Të sigurojmë përspektivë për të mos ikur të rinjtë nga vendi

Aktuale

Tërnava: Të sigurojmë përspektivë për të mos ikur të rinjtë nga vendi

Më: 5 maj 2019 Në ora: 11:13

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, duke u lutur për paqe dhe solidaritet.

Ai tha ai ky muaj është një moment reflektimi për ndaljen e gjakderdhjes dhe konflikteve në zonat e luftërave.

Tërnava tha se muaji i Ramazanit, është muaji i mëshirës, i faljeve, reflektimit, dhe kur besimtarët rrisin ndjesinë e solidaritetit.

Tërnava: Është muaji kur myslimanët shtojnë lutjet dhe ibadetet

“Në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, institucioneve të saja dhe në emrin tim personal t’iu drejtohem me përgëzimet më të mira, duke dëshiruar që ky muaj, ta përjetoni me të gjitha mirësitë dhe begatitë e tij. Neve na ndajnë vetëm disa orë nga fillimi i agjërimit të muajit të ramazanit. Muaji i mëshirës, i lutjeve, i faljeve, reflektimit, pendimit e shpëtimit. Muaji kur myslimanët shtojnë lutjet dhe ibadetet, rrisin ndjesinë dhe përkushtimin e krijuesit, ndaj shoqërisë dhe familjes. Po ashtu rrisin ndjesinë e solidaritetit, ndihmën e bamirësisë. Muajin kur edhe lutjet ndaj Zotit pranohen më shumë se muajve të tjerë, muajin e mirësive të panumërta”, tha Tërnava.

Besimtarët përmes agjërimit, sipas Tërnavës, më së miri shprehin përkushtimin dhe bindjen e tij për krijuesi. Ai në mesazhin e tij është lutur për paqe, duke thënë se ky është një moment reflektimi për ndaljen e gjakderdhjes dhe konflikteve në zonat e luftërave.

 Ai ka ftuar edhe spektrin politik që të bashkohen dhe të punojnë për të mirë të qytetarëve në mënyrë që të jetë vend me përspektivë, pa pasur nevojë që qytetarët e vendit të lënë vendin.

Tërnava: Ju ftoj që të lutemi për ndaljen e konflikteve

“Edhe gjatë këtij muaji iu ftoj që të lutemi që ky muaj i madh, posaçërisht me ibadetin e agjërimit të jetë një reflektim për ndaljen e konflikteve, trazirave dhe gjakderdhjeve në vatrat e krizës, për paqe e lumturi. Po ashtu në prag të muajit të madhëruar të Ramazanit, ftoj të gjithë faktorët institucionalë që të ruajnë unitetin veprues në dobi të atdheut e qytetarëve tanë. Ftoj që të bëhet më shumë, që shteti jonë të bëhet vend, ku mund të jetohet dhe punohet me dinjitet, e kemi për obligim që brezit të ri, t’i sigurojmë përspektivë në vendin tonë, dhe jo të bëjmë ata që të ikin nga vendi ynë në mungesë të përspektivës”, tha ai.

Muaji i shenjtë për myslimantët, Ramazani, këtë vit do të fillojë më 6 maj dhe do të mbyllet më  4 qershor. Fillimi i muajit të agjërimit përcaktohet në bazë të lëvizjes së hënës, e cila për të gjithë myslimanët në çdo cep të botës përcjell një drejtësi apo një harmonizim për ta kryer sa më të plotë këtë muaj të begatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat