Reagim ndaj Aleksandër Vuçiqit nga këshilltarja e ministrit të Punëve të Brendshme: Shqelmit të fundit duhet ruajtur!

Aktuale

Reagim ndaj Aleksandër Vuçiqit nga këshilltarja e ministrit të Punëve të Brendshme: Shqelmit të fundit duhet ruajtur!

Nga: N.Sh Më: 6 maj 2019 Në ora: 07:42
Aleksandar Vuçiq

Këshilltarja politike e ministrit të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafës, Myzejene Selmani, e ka komentuar deklaratën e presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Ish-deputetja e AKR-së, thotë se, presidenti serb dëshiron të fitojë kohë duke luajtur rolin e viktimës.

“Ai pas takimit të Berlinit e di që për çdo sulm verbal do të bartë llogarinë. Ai tashmë sulmin e ka kthyer në viktimizim”, shkruan Selmani në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Sipas Selmanit, Vuçiqi viktimizimin e sheh nga presionet e vendeve perëndimore.

"Plani i Vuçiqit ta ngrijë dialogun.

Deklarata e Presidentit serb Vuçiq se nuk mund të kalojë ajo çfarë ka ofruar nuk duhet marrë si dorëzim para realitetit të krijuar tashmë e 20 vite në Kosovë. Ai në fakt duke i dhënë peshë kësaj çështjeje ne opinionin e brendshëm dëshiron të fitojë në kohë duke luajtur rolin e "viktimës". Ai pas takimit të Berlinit e di që për çdo sulm verbal do të bartë llogarinë. Ai tashmë sulmin e ka kthyer në viktimizim. Madje ai viktimizim e sheh nga presionet e vendeve perëndimore! Sepse vetëm në këtë mënyrë ai mban vijën e ashpër ndaj Kosovës në agjendën shtetërore të Serbisë. Në planin e brendshëm i servon opinionit publik se vendet perëndimore nuk po lejojnë asgjë, ndërkohë që çfarëdo lëvizje e favorshme dëshiron ta shndërrojë në fitoren e tij. Kjo të rikujton atë thënien e famshme "shqelmit të fundit duhet ruajtur"", shkruan Selmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat