Avdullahu: Fehmi Agani mbetet sinonim i përkushtimit atdhetar dhe guximit intelektual

Aktuale

Avdullahu: Fehmi Agani mbetet sinonim i përkushtimit atdhetar dhe guximit intelektual

Nga: A.SH Më: 6 maj 2019 Në ora: 11:59
Avdullah Hoti

Në 20-vjetorin e vrasjes së akademik Fehmi Aganit, kryesia e LDK-së ka bërë homazhe pranë varrit të tij në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Shefi e grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, në 20- vjetorin e vrasjes së Fehmi Aganit, ka thënë se, me konceptet e tij filozofike dhe veprimtarinë politike, ka ndikuar që bota demokratike të kuptojë më mirë gjendjen e represionin dhe terrorit serb në Kosovë.

“Fehmi Agani, me konceptet e tij filozofike dhe veprimtarinë politike, ka ndikuar që bota demokratike të kuptojë më mirë gjendjen e represionin dhe terrorit serb në Kosovë. Ai nuk e kurseu veten nga vështirësitë dhe rreziqet. Ai mbetet sinonim i përkushtimit atdhetar dhe guximit intelektual. Lavdi përherë jetës dhe veprës së tij, ka shkruar Hoti më Facebook.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat