Mësohet emri i të moshuarit që deklaronte se edhe jetën do e jepte për “Kasapin e Ballkanit” - Sllobodan Millosheviq

Aktuale

Mësohet emri i të moshuarit që deklaronte se edhe jetën do e jepte për “Kasapin e Ballkanit” - Sllobodan Millosheviq

Nga: N.H Më: 7 maj 2019 Në ora: 16:08
Pamje nga videoja, ku shihet i moshuari nga Kosova së bashku me fotografin e “Kasapit të Ballkanit” - Sllobodan Millosheviq

Gjatë ditë së djeshme gazeta “Bota sot”, ka raportuar lidhur me rastin kur një i moshuar (me ose pa dashje), kishte dhënë një intervistë për një media të Serbisë.

E bujshme kjo intervistë ishte bërë për faktin se personazhi kryesor ishte një i moshuar, i cili e shprehte haptas dashurin që kishte për “Kasapin e Ballkanit”.

Ai madje në këtë interviste do të zbulonte edhe fotografitë e kriminelit Sllobodan Millosheviq, të cilat me dashuri po i mbante në dhomën e tij.

Ndërkaq, gazeta “Bota sot”, ka mësuar edhe emrin e të moshuarit. Bëhet fjalë për Fran Nikollë Bibaj, nga fshati Brekoc, Komuna e Gjakovës.

Kujtojmë se në këtë videon e cila po qarkullon në rrjetet sociale Bibaj deklaronte atëbotë se edhe jetën do e jepte për kriminelin Millosheviq.

“Edhe jetën e jap për Milloshin. Unë mendoj se Serbia nuk ka dëshirë të ketë luftë, nuk e ka në dëshirë luftën, por u ngritën këta dhe i ranë Serbisë. Jo-Jo, as nuk duhet të ketë luftë. As nuk e lëshojmë Kosovën, e jona është. Për Milloshin (Sllobodan Millosheviq), edhe kam shkollë edhe kam mend, atij ia jap dorën, jo sepse është ky Millosh, pasi nesër del një tjetër Millosh, Serbia nuk ka me humbur kurrë”, thotë i moshuari ndër tjerash në këtë video.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat