Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka pritur sot në një takim prindërit e vëllezërve Bytyqi që u vranë nga forcat serbe më 1999, Agron, Yll dhe Mehemt Bytyqi.
Haradinaj me këtë rast tha se dëshmia e vëllait të tyre Ilir Bytyqi para Kongresit Amerikanë shënon një kthesë të rëndësishme në ndriçimin e së vërtetës për krimet serbe në Kosovë.
Postimi i Haradinajt:
Tre heronjtë e Kosovës, vëllezërit Bytyqi, Agroni, Ylli dhe Mehmeti, lanë gjithçka që kishin ndërtuar përtej Atlantikut për t’iu përgjigjur thirrjes së atdheut. Prita sot prindërit e tre luftëtarëve të lirisë, bacën Ahmet me zonjën Bahrije, të cilët që dy dekada nuk i ndalën përpjekjet për ndriçimin e fatit të bijve të tyre, të rrëmbyer nga shteti serb dhe të ekzekutuar pa gjyq. Dëshmia e Ilir Bytyqit para Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan për vrasjen e tre vëllëzërve të tij, shënon një kthesë të rëndësishme në ndriçimin e të vërtetës për krimet serbe në Kosovë. Qeveria e Kosovës do të jetë krah tyre për t’i mbështetur në betejën për vendosjen e drejtësisë.
RH