Edhe major Nazif Ramabaja i reagon Kudusi Lames: Ishte i shitur si kafshë

Aktuale

Edhe major Nazif Ramabaja i reagon Kudusi Lames: Ishte i shitur si kafshë

Nga: N.H Më: 11 maj 2019 Në ora: 00:02
Major Nazif Ramabaja

Ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame, ka thënë se Ramush Haradinaj duke i lëshuar vendin Tahir Zemajt në Zonën e Dukagjinit bëri shkelje të disiplinës ushtarake.

Ish-gjenerali shqiptar thotë se për herë të parë kur ka kuptuar se janë formuar disa struktura paralele me UÇK-në, i janë dukur të papërfillshme dhe nuk u ka kushtuar ndonjë vëmendje.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe bashkëpunëtori i afërt i Tahir Zemajt, përcjell “Bota sot”.

Major Nazif Ramabaja përmes një shkrimi të shkurtër ka pyetur se a gënjen gjenerali.

Ai ka thënë se ish-gjenerali shqiptar ishte i shitur si kafshë.

“A rren Gjenerali?!Po more ishte i shitur si kafshë”, ka shkruar shkurtimisht major Ramabaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat