Gazeta gjermane: A e varrosi Samiti i Berlinit idenë e korrigjimit të kufijve?

Aktuale

Gazeta gjermane: A e varrosi Samiti i Berlinit idenë e korrigjimit të kufijve?

Më: 12 maj 2019 Në ora: 14:20
Samiti i Berlinit

Pas Samitit të Berlinit u tha se ideja e korrigjimit të kufijve ishte varrosur. 

Por presidenti Hashim Thaçi në disa paraqitje të tij pas Samitit tha se ideja e tij për korrigjim nuk është e vdekur. 

Analisti i njohur, Belul Beqaj foli për Deutsche Welle tha se dialogu nuk ishte realist por vetëm një farsë. 

“Për fat të keq, dialogu nuk ishte realist. Dialogu ishte një farsë. Tendencat negative janë grumbulluar së pari në aspektin e retorikës që rrit tensionet e përditshme dhe pastaj në drejtim të vendimeve të tilla si tarifat.”, tha fillimisht Beqaj.

Ai po ashtu kritikoj politiken serbe qe po punon kundër Kosovës për tërheqjen e njohjeve. 

Gjithashtu, ka mendime publike të zyrtarëve të Beogradit të cilët mendojnë se është mirë që ata të punojnë për të tërheqjen e njohjeve të shtetit të Kosovës. Pastaj, shumëfishimi i armikut siç është rasti me Malin e Zi dhe malazezët.

E gjithë kjo është dëshmi e mjaftueshme se dialogu deri tani ishte një simulim i thjeshtë që nuk i afroi njerëzit më shumë.”, u shprehë Beqaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat