Rama për Tv Pink: Serbia duhet të përballet me realitetin dhe të njoh Kosovën e pavarur dhe shtet të lirë

Aktuale

Rama për Tv Pink: Serbia duhet të përballet me realitetin dhe të njoh Kosovën e pavarur dhe shtet të lirë

Nga: Fatmir Beka Më: 13 maj 2019 Në ora: 06:03
Edi Rama

Shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës janë vëllezër, që sot jetojnë në dy shtete të ndryshme dhe duhet të bashkohen, ka deklaruar kryeministri shqiptar Edi Rama për televizionin serb “Pink” transmeton “Bota Sot”, duke shtuar se në këtë bashkim e sheh si pjesë të rrugës drejt BE-së.

Rama ka thënë se ai angazhohet për regjionin pa kufij. “ Nuk duam kufij me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, Serbinë, duhet të punojmë në këtë dhe të arrijmë atë” ka thënë ai.

“Serbia duhet të përballet me realitetin dhe të pranoj se realitet është që Kosova është shtet i pavarur dhe i lirë.

"Nevoja për pajtim është e pashmangshme dhe sa më shumë Serbia vazhdon në këtë ëndërr se kjo nuk ka ndodhur apo se mund të evitoj këtë kjo do të jetë më e dhimbshme për të gjithë” tha Rama.

Rama ka thënë se asnjëherë nuk ka folur për “Shqipërinë e Madhe” sepse ai është term që është shpikur në mënyrë që të përdoret kundër shqiptarëve.

Ai ka thënë se beson që shqiptarët dhe serbët mund të bëjnë për Ballkan atë që bënë gjermanët dhe francezët për Evropën. Taksat që ka vendosur Prishtina, Rama i ka quajtur “klithmë politike”, ndërsa duke komentuar çfarë ka thënë publikisht se Haradinaj ka gënjyer për presionet për heqje të taksës ndaj mallrave serbe, ai tha se ka mbështetur suspendimin e tyre.

"Jam kanë i shënjuar se kam bërë diçka keq nga dy anët. Ashtu më kanë ‘markuar’ edhe Ramushi edhe miqtë në Beograd. As kancelaria as presidenti i Francës , as unë nuk kemi bërë presion të hiqen taksat, po të suspendohen që të i mundësohet kapitullit të ri të bisedimeve", ka thënë Rama pas samitit Brdo-Brione në Tiranë.

Rama e pranon se kishte problem për këtë sepse ka raport normal me presidentin Vuçiq dhe se dsa herë e ka quajtur mik të tij.

Ai thotë se për këtë disa e kanë quajtur tradhtar.

" Një gjë e çmuar në raportin tonë është se jemi pajtuar me atë që nuk jemi pajtuar, por bisedojmë hapur dhe në mënyrë miqësore të jetojmë me mospajtimin tonë” theksoi Rama.

Ai ka fol edhe për simbolin e shqiponjës duke thënë se kjo nuk do të thotë asgjë keq për të tjerët se është simbol njohës i shqiptarëve.

Në pyetjen çka do të i thoshin nëse ajo në Shqipëri i ngrit tre gishta, Rama është përgjigjur: " Juve? Jo, në asnjë mënyrë, nëse ju do ju ndodhte diçka unë do vrapoja të ju mbroj ".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat