Haradinaj takohet me delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit

Aktuale

Haradinaj takohet me delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit

Më: 13 maj 2019 Në ora: 14:07
Ramush Haradinaj dhe ish kongresisti Randy Hutgren

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është takuar sot me një delegacion amerikan të Lutjeve të Mëngjesit që kryesohet nga ish kongresisti Randy Hutgren.

Haradinaj nëpërmjet një statusi në Facebook ka thënë se me delegacionin amerikan u pajtua se vlerat e përbashkëta shërbejnë si themel i qëndrueshëm për aspiratat e ardhshme.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Takim miqësor me delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit të kryesuar nga ish-kongresisti, Randy Hutgren, u pajtuam se vlerat tona e përbashkëta na shërbejnë si themel i qëndrueshëm për aspiratat tona për të ardhmen. Të bekuar me miqësinë tonë të përhershme, qëndrojmë fuqishëm krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si partner strategjik i Kosovës dhe udhërrëfyes i idealeve të lirisë në botë.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat