Haradinaj: Procesi i dialogut është në duar të sigurta, nuk ka rrezik të flitet për ndarje

Aktuale

Haradinaj: Procesi i dialogut është në duar të sigurta, nuk ka rrezik të flitet për ndarje

Më: 14 maj 2019 Në ora: 10:55
Ramush Haradinaj

Çështja e dialogut Kosovë -Serbi për një marrëveshje finale tashmë është në duar të sigurta dhe nuk rrezikohet të flitet për ndarje.

Kështu tha sot kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në një konferencë që ka mbajtur pas mbledhjes së Qeverisë.

"Me rëndësi është që tash procesi është në duar të sigurta i është hequr zonjës Mogherini, ka një stabilitet", tha Haradinaj.

“Mogherini tha në Tiranë heqne taksën taksën se ua ndaj Kosovën. A i ra kështu? Tha ‘ e thirri takimin menjëherë heqne taksën’. Nuk hiqet taksa, Mogherini e ka kry mandatin e saj", ka thënë Haradinaj. 

Ndryshe në mbledhjen e sotme të Qeverisë ministri i Infrastrukturës Pal Leka njoftoi se më 29 maj, bëhet përurimi i autostradës  "Arbën Xhaferi".  Për ketë, Haradinaj tha se janë të informuar tashme institucionet dhe kryeministri i Shqipërisë e Maqedonisë, nëse duan të bashkohen në ceremoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat