Haradinaj: Mogherini tha në Tiranë “hiqeni taksën se ua ndaj Kosovën”

Aktuale

Haradinaj: Mogherini tha në Tiranë “hiqeni taksën se ua ndaj Kosovën”

Më: 14 maj 2019 Në ora: 10:57
Federica Mogherini dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se lajmi më i mirë është se procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë tashmë i është heq nga dora Shefes për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Haradinaj e ka interpretuar një deklaratë të Mogherinit të dhënë në Tiranë ditë më parë.

“Mogherini në Tiranë tha “hiqeni taksën se ua ndajë Kosovë”. Ajo tha se hiqeni taksën dhe unë menjëherë thërras takim për vazhdimin e dialogut. Këtë kështu mund ta përkthejmë”, është shprehur Haradinaj.

“Kemi qëlluar disa në vend që i kemi lexuar këto projekte. Taksa nuk do të hiqet. Mogherini është në përfundim të mandatit. Tash janë zgjedhjet për Parlamentin Evropian”.

“Procesi tash është në duar të sigurta. Nuk rrezikojmë propozim për ndarje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat