Haradinaj takohet me ambasadorët dhe diplomat finlandez

Aktuale

Haradinaj takohet me ambasadorët dhe diplomat finlandez

Nga: Z.B Më: 15 maj 2019 Në ora: 10:22
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se marrja e kryesimit të Këshillit të BE-së nga 1 korriku I këtij viti, ai beson fuqishëm se shteti mik, Finlanda, do të vazhdojë të jetë zë I Kosovës në strukturat e Bashkimit Evropian, përcjell “Bota sot.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook është shprehur se sot ka zhvilluar takime pune me ambasadorët dhe diplomatët finlandez në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ngase, sic thotë ai, me qëllim të informimit të drejtë dhe të hollësishëm për hapat konkret të Qeverisë për fuqizimin e sundimit të ligjit, zbatimin e reformave të gjithëmbarshme dhe agjenden europiane të Kosovës.

Postimi i plotë:

Me marrjen e kryesimit të Këshillit të BE-së nga 1 korriku i këtij viti, besojmë fuqishëm se shteti mik, Finlanda, do të vazhdojë të jetë zë i Kosovës në strukturat e Bashkimit Europian. Mëngjesin e sotëm kam zhvilluar takim pune me ambasadorët dhe diplomatët finlandez në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me qëllim të informimit të drejtë dhe të hollësishëm për hapat konkret të Qeverisë për fuqizimin e sundimit të ligjit, zbatimin e reformave të gjithëmbarshme dhe agjenden europiane të Kosovës. Kam ritheksuar, se duhet të përshpejtohet hyrja në agjendë të BE-së çështja e liberalizimit të vizave, si një proces i pakthyeshëm, i merituar dhe i drejtë. Me qëndrimin e qartë të Gjermanisë, jemi të bindur se edhe Finlanda do të jetë në krah të vendit tonë për ta përmbyllur këtë proces në afat optimal.RH

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat