Rakiq fton serbët: Të bëhemi bashkë, të tregojmë se mundemi edhe pa Prishtinën - Bota Sot
Rakiq fton serbët: Të bëhemi bashkë, të tregojmë se mundemi edhe pa Prishtinën

Aktuale

Rakiq fton serbët: Të bëhemi bashkë, të tregojmë se mundemi edhe pa Prishtinën

Nga: K.M Më: 15 maj 2019 Në ora: 13:04
Goran Rakiq

Në prag të zgjedhjeve në Komunat serbë në veri të Republikës së Kosovës, kandidatët për kryetarë të këtyre komunave, këto zgjedhje po i konsiderojnë si referendum për serbët, që të qëndrojnë apo jo në shtëpit e tyre.

“Kjo fitore na nevoitet për të dëshmuar se vendosmërinë e popullit tonë që të ruajn dinjitetin e tyre. Qytetarët serb e kanë dëshmuar disa herë se janë të gatshëm edhe të sakrifikojnë vetën e tyre për të dëshmuar dhe mbrojtur të drejtën e ekzistencës së tyre”, ka thënë Goran Pakiq, kandidat për kryetarë të Veriut të Mitrovicës.

Në një media lokale, Rakiq bashkë me Petkoviqin kanë thënë se duhet t’i dëshmojmë shqiptarëve dhe sponzorëve të tyre se nuk mund të na lodhin, as me provokime e as me sulme të pa ndërprera.

“Ne, katër komunat ashtu kështu jemi në një farë forme bashkësi, duke punuar së bashkë mund tua dëshmojmë të gjithëve se mund t’ia dalim edhe pa Prishtinën, për të realizuar qëllimet tona, për kryerjen e punëve tona”, ka shtuar tutje Rakiq.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...