Çekia premton angazhimin për Kosovën rreth liberalizmit të vizave - Bota Sot
Çekia premton angazhimin për Kosovën rreth liberalizmit të vizave

Aktuale

Çekia premton angazhimin për Kosovën rreth liberalizmit të vizave

Më: 15 maj 2019 Në ora: 15:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, priti në takim zëvendës-ambasadorin e Republikës Çeke, Dushan Kralik dhe Atasheun Policor pranë Ambasadës së Republikës Çeke në Tiranë, Adriatik Shino, njofton MPB përmes një komunikate për media.

Në këtë takim, Mustafa prezantoi të arriturat në fushën e sigurisë si dhe mbi punët që do të pasojnë në të ardhmen.

Gjithashtu, në takim u bisedua për bashkëpunimin e deritanishëm policor ndërmjet dy vendeve, u diskutua lidhur me marrëveshjet e reja që do të forcojnë bashkëpunimin edhe më tutje si dhe për njohjen reciproke të patentë-shoferëve.

Delegacioni i Republikës Çeke premtoi angazhimin për Kosovën sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave, e gjithashtu edhe lidhur me aplikimet e Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...