Haradinaj: Raportet me Amerikën të mira si kurrë më parë, mund ta vizitoj brenda javës - Bota Sot
Haradinaj: Raportet me Amerikën të mira si kurrë më parë, mund ta vizitoj brenda javës

Aktuale

Haradinaj: Raportet me Amerikën të mira si kurrë më parë, mund ta vizitoj brenda javës

Më: 15 maj 2019 Në ora: 23:19
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se raportet e Kosovës me Amerikën janë më të mira se asnjëherë më parë.

Haradinaj, në “Debat Plus”, ka thënë se ai mund të zhvillojë vizitë zyrtare me SHBA-në brenda javës nëse ka ndonjë temë që ja vlen të diskutohet.

“Çdo javë kam delegacione nga administrata e SHBA-së. Menjëherë mund të bëj vizitë në Amerikë”.

Kryeministri ka thënë se ambasadori i SHBA, Kossnet është diplomat shumë serioz dhe më ta ka takime të shpeshta por nuk i bën publike.

“Ne nuk i bëjmë publike çdoherë këto takime. Ata nuk janë kundër që ne të bëjmë postime çdo ditë, por bëhen bajat ato punë nëse publikohen shpesh…Ne punojmë intenzivisht për çdo temë”, tha ai.

Ai ka thënë se ideja se “Kryeministri po na prishë me Amerikën” ka qenë shkurtpamëse.

“Edhe me dashtë Kryeministri nuk mund ta prishë Kosovën me Amerikën, e lërë më që unë nuk dua të prishen këto raporte pasi vet kam investuar. Unë punët nuk i bëj shumë për reklam”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...