Lauka tregon për ankesën e Thaçit ndaj Berishës në Ambasadën Amerikane, të cilën e zbuloi Wikileaks

Aktuale

Lauka tregon për ankesën e Thaçit ndaj Berishës në Ambasadën Amerikane, të cilën e zbuloi Wikileaks

Më: 15 maj 2019 Në ora: 23:20
Hashim Thaçi dhe Sali Berisha

Ish ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka ka treguar se në vitin 2009 (7 gusht) kryetari AAK-së, Ramush Haradinaj kishte bërë një marrëveshje me liderin e PD-së Sali Berishën.

Pas kësaj marrëveshje, Lauka tha se me 13 gusht Hashim Thaçi, atë kohë kryeministër i Kosovës, kishte takuar zëvendës ambasadorin amerikan në Kosovë.

“(Thaçi) i ankohet për Sali Berishën për qëndrim patrinalist, nacionalist ndaj Kosovës”, tha Lauka, në emisionin Click.

Ai tutje shtoi se këtë e kishte zbuluar Wikileaks.

Sipas Luakës, kjo marrëveshje e Haradinajt me Berishën “nuk i shkoi për shtat Thaçit dhe iu ankua një ambasade”, e motivi i kësaj ankese Lauka tha se ishin interesat e vetë Thaçit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat