Molliqaj foli për bashkëpunim me partinë e Isa Mustafës, por shikoni si përplasen Hoti i LDK-së e Sejdiu i PSD-së

Aktuale

Molliqaj foli për bashkëpunim me partinë e Isa Mustafës, por shikoni si përplasen Hoti i LDK-së e Sejdiu i PSD-së

Më: 15 maj 2019 Në ora: 23:56
Avdullah Hoti, Dardan Sejdiu

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka deklaruar se muajin e fundit kanë zhvilluar diskutime me LDK-në e Isa Mustafës, por nuk pranoi të tregoi se me cilët zyrtarë të lartë të kësaj partie kanë diskutuar.

Duke mos dashur të japë emra të zyrtarëve të lartë të LDK-së, Molliqaj ka thënë se ata gjatë takimit me zyrtarët e PSD-së kanë rënë në ujdi që të kenë një strategji të përbashkët për ta rrëzuar Qeverinë “Haradinaj”.

“Në këtë fazë po bisedojmë veç LDK – PSD (pa Vetëvendosjen), sepse unë besoj që formula për rrëzimin e Qeverisë aktuale dhe ndërtimin e formulës së ardhshme qeverisëse është LDK-PSD”, ka thënë Molliqaj gjatë një intervistë për Dukagjinin.

Molliqaj shton se bisedat me LDK-në janë iniciuar nga vet PSD-ja.

Mirëpo, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se ai nuk është në dijeni për kontaktet e partisë së tij me PSD-në.

Më vonë Hoti përmes një konferencë thumboi PSD-në e Shpend Ahmetit ku në një konferencë për media tha se “pushteti po arrin të kalojë në Kuvend vetëm ligjet për të cilat paraprakisht ka marrëveshje me PSD-në”.

Por kjo deklaratë ka nervozuar jo pak shefin e grupit parlamentar të PSD—së, Dardan Sejdiu. Ky i fundit thotë se Hoti si shef i GP të LDK-së, paska bërë edhe një përpjekje për ta maskuar paaftësinë e tij në sfidimin e qeverisë duke e sulmuar PSD-në.

“Paaftësinë e tij në bashkërendimin opozitar nuk mund ta maskojë me faktin se me Kadri Veselin ka pasur bashkëqeverisje Avdullah Hoti e jo Partia Socialdemokrate. Sulmet ndaj PSD-së nuk e maskojnë as partneritetin e tij të djeshëm me Kadri Veselin dhe as paaftësinë e tij të sotme për ta sfiduar sot pushtetin e Kadri Veselit”, shkruan Sejdiu në Facebook.

Sejdiu më tej thotë se nënshkrimet e PSD-së për rrëzimin e qeverisë i ka moti Avdullah Hoti, por edhe gatishmërinë e vullnetin për ta ndërtuar strategjinë e përbashkët opozitare.
“Por, sigurisht se vullneti dhe gatishmëria e PSD-së nuk mjaftojnë për ta bërë më efikas dhe më të suksesshëm Avdullah Hotin”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se LDK ka një bashkërendim opozitar me Vetëvendosjen, ndërsa në vazhdimësi këto dy pari opozitare kanë akuzuar PSD-në se po e mban në këmbë Qeverinë “Haradinaj”, çka është mohuat kategorikisht nga kjo e fundit.

Mbetet të shihet në të ardhmen nëse LDK do ta zgjedh për bashkëpunim VV-në e Kurtit apo PSD-në e Ahmetit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat