Brovina: Ja kush i ka fshehur deri sot këto foto - Bota Sot
Brovina: Ja kush i ka fshehur deri sot këto foto

Aktuale

Brovina: Ja kush i ka fshehur deri sot këto foto

Më: 16 maj 2019 Në ora: 15:43
Flora Brovina

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina, tha se fotografia e publikuar sot ku shihen disa ushtarë serbë duke dhunuar një grua kosovare, është fshehur qe shumë kohë, prandaj ka vendosur ta publikojë sot.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Flora Brovina, ka paralajmëruar se do të bëjë publikimin edhe të dy dëshmive tjera për krimet që serbët i kanë kryer në Kosovë.

“I kam edhe dy dëshmi tjera, do t’i publikoj në Kuvend sot. Kjo dëshmi që e kam prezantuar sot nuk është diçka e re, por është anashkaluar. Ndërkombëtarët, por edhe tanët e kanë fshehur, prandaj e kam publikuar sot”.

Në dëshminë e publikuar sot nga deputetja Brovina, ushtarët serbë shihen duke dhunuar një femër në Kosovë, dhe familjarët e saj janë prapa saj – disa të vrarë e disa duke u keqtrajtuar nga ushtria serbe gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Ndryshe, seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ka filluar në orën 10:00, dhe ka shtatë pika të rendit të ditës, ku ndër të tjera është propozim rezoluta për gjenocidin, formimi i komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit dhe pika tjera që lidhen me gjenocidin serb në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...