Deputetja e PDK’së, Flora Brovina, insiston se fotografia që e ka publikuar sot në Kuvend është reale dhe është e një vajze kosovare e dhunuar nga forcat serbe në luftë.
Brovina thotë se e vërteta është ashtu sic ka thënë në foltorën e Kuvendit.
“E vërteta është ajo që e thash në foltoren e Kuvendit”, ka thënë Brovina.
Deputetja mohon se fotografia mund të gjendet në sajte pornografike, sic është raportuar mbrëmjen e sotme, dhe thotë se ajo e di ku ka ndodhur në Kosovë.
“Mund të jetë vetëm nëse e ka bërë ndonjë foto ndonjë ushtar tjerër serb”, ka thënë deputetja e PDK’së.
Ajo ka pohuar se e njeh viktimën prej kohësh.