Gjatë kësaj jave është mbajtur trajnimi i organizuar nga dogana në bashkëpunim me trajnerët e Organizatës Botërore të Doganave ku rreth 20 oficerë doganorë morën përvojat ndërkombëtare në kontrollin dhe selektimin e kontejnerëve. Ky është trajnimi i parë i organizuar nga ODB në Kosovë.
Drejtori i përgjithshëm Bahri Berisha në përmbylljen të këtij trajnimi shprehu falënderimin për përkrahjen që është duke dhënë nga Organizata Botërore e Doganave në ngritjen e kapaciteteve për Doganën e Kosovës ashtu që të arrijmë nivelet më të larta në aspektet e kontrollit dhe ushtrimit të aktivitetit doganor në përkrahje të sfidave globale, gjithashtu drejtori i përgjithshëm falënderoj edhe trajnerët ndërkombëtarë të cilët janë angazhuar në ofrimin e këtij trajnimi.
Programi i kontrollit të kontejnerëve mbështet zbatimin e ligjit në luftën kundër trafikimit global të mallrave të paligjshëm dhe të kontribuojnë në lehtësimin e tregtisë legjitime.
Ky program është përgjigje në rritjen e volumit të trafikut ndërkombëtar të kontejnerëve ashtu që fokusohet në selektim dhe kontrolle të specializuara me qëllim targetimin adekuat të ngarkesave me risk të lartë.