Analisti politik Haki Abazi, ka thënë se në Kosovë, po bëhet krim përmbi krimet e Millosheviqit.
Ai ka thënë se politika, që ka kapur ekonominë dhe drejtësinë, tani ka kap edhe viktimat, përcjell Bota sot.
Reagimi i Abazit, vie pas skandalit me fotografinë e publikuar nga deputetja e PDK-së Flora Brovina, e cila nuk ishte e saktë.
Reagimi i Abazit:
Me pas shteti kryeprokuror dhe gjykates, nuk kishin me leju qe nje bande kriminelesh me keqperdore luften, deshmoret, dhunimet dhe gjitha krimet serbe. Ne Kosove sot është duke u bërë krim permbi krimet e Milloshevicit. Politika qe ka kapur ekonomine dhe drejtesine tani do të kape edhe viktimat. Jo nje dreq i madh por nje kale i Trojes me shume dreqer kane hyre mbrenda.