Ish ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka në një intervistë për “Bota sot” ka thënë se Beogradi ka kërkuar aleatë në Tiranë për zgjidhjen dhe kësaj radhe aleati i tij është bërë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Beogradi, historikisht, ka kërkuar aleatë në Tiranë për zgjidhjen, një herë e mirë, të çështjes së Kosovës. Këtë radhë i ka ecur, sepse aleat i tij është bërë vet Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Personalitete të besueshme si Sonja Biserko dhe Karl Bildt dëshmojnë se ka, të paktën, 2 vjet që Edi Rama i është bashkuar me zell kësaj ideje”, thotë ambasadori Lauka.