GLPS prezanton keqpërdorimet i rezervave buxhetore të Qeverisë

Aktuale

GLPS prezanton keqpërdorimet i rezervave buxhetore të Qeverisë

Më: 18 maj 2019 Në ora: 07:00
Qeveria e Kosoves

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon konferencën për media në të cilën do të diskutoj mbi temën “Keqpërdorimi i Rezervave Buxhetore: Një këndvështrim mbi vendimmarrjen e Qeverisë”.  

GLPS po ashtu do të prezantoj edhe një raport me titull: “Keqpërdorimi i Financave Publike: Një këndvështrim mbi vendimmarrjen njëvjeçare të Qeverisë”. 

Ky raport i shkurtër politikash diskuton praktikat, tashmë të etabluara, të shpenzimit të paplanifikuar dhe ad-hoc të rezervës shtetërore.  

Raporti analizon këtë fenomen në duke vënë në spikam, së pari, parimet që dalin nga korniza ligjore që rregullon këtë fushë  dhe krahason ato me vendimet e Qeverisë së Kosovës. 

Raporti, ndër të tjera, vë në shqyrtim të gjitha vendimet e ndërmarra gjatë periudhës një vjeçare dhe vlerëson ndikimin ekonomik të tyre në Kosovë.  

Në fund raporti ofron disa rekomandime politikash që kërkojnë përmirësimin e shpenzimeve të parasë publike, planifikimit buxhetor, dhe ridefinimin e rolit të Ministrisë së Financave Publike në këto procese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat