Thirrja publike: Koha për bashkimin e LDK-së me LVV dhe BKD-në, për çlirimin e shtetit!

Aktuale

Thirrja publike: Koha për bashkimin e LDK-së me LVV dhe BKD-në, për çlirimin e shtetit!

Nga: N.Sh Më: 19 maj 2019 Në ora: 15:51
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat për Kosovë, Gazmend Islami përmes një postimi në Facebook, thotë se është koha e bashkimit të LDK-LVV dhe partive tjera si Balli Kombëtar.

Ai thekson se, është koha e bashkimit e gjithë atyre që e duan çlirimin dhe që jeta të marrë kahje normale.

“Koha për ti lënë inatet personale, duhet kuptuar se është duke u rrezikuar qenia jonë! Koha për të bërë një shtet të së drejtës, me prokuror te guximshëm e gjyqësi të pavarur! Koha për të dhënë llogari të gjithë ata që: vranë e plagosën, vjedhën e persekutuan, u pasuruan e privatizuan!!!”, shkruan Islami transmeton gazeta “Bota sot”.

Ja postimi i potë:

Dallimi mes luftës çlirimtare dhe lëvizjeve patriotike sot, është i njëjtë! Pushtuesit dallojnë vetëm se të parët ishin klasik! Të dytët modern! Të parët vrisnin dhe përndiqnin nga Kosova, të dytët po na ndjekin duke lënë qytetarët pa bukë e punë, pa shëndetësi e pa shpresë! Koha për tu bashkuar të gjithë ata që duan çlirim, që duan që jeta të merr kahje normale! Koha për ti lënë inatet personale, duhet kuptuar se është duke u rrezikuar qenia jonë! Koha për të bërë një shtet të së drejtës, me prokuror te guximshëm e gjyqësi të pavarur! Koha për të dhënë llogari të gjithë ata që: vranë e plagosën, vjedhën e persekutuan, u pasuruan e privatizuan!!! E di që duhet të fillojmë nge e para, nga i pari i shtetit! Koha që LVV- LDK dhe partitë me të vogla, BKD- PR të japin sinjalin e bashkimit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat