Xhavit Haliti synon kreun e PDK-së në Pejë - Bota Sot
Xhavit Haliti synon kreun e PDK-së në Pejë

Aktuale

Xhavit Haliti synon kreun e PDK-së në Pejë

Më: 19 maj 2019 Në ora: 20:33
Xhavit Haliti

Xhavit Haliti ka shpallur edhe zyrtarisht kandidaturën për kreun e PDK-së në Pejë.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga themeluesit e PDK-së ka bërë të ditur se këtë vendim e ka marr pas shumë kërkesave dhe sugjerimeve ka vendosur që të kandidojë për kryetar të degës.

Njoftimi i Halitit në Facebook:

Të dashur anëtarë, votues dhe simpatizantë të PDK-së në Pejë, Pas shumë kërkesave, sugjerimeve të vazhdueshme dhe bisedave të sinqerta me ju, sot edhe zyrtarisht e kam shpallur kandidaturën time për kryetar të Degës së PDK-së në Pejë. Vullneti, angazhimi dhe puna e juaj serioze për të mirën e PDK-së, paraqesin motiv shtesë për mua që delegatëve t’ju kërkoj besimin që ta drejtoj këtë degë edhe për katër vite të tjera. Unë besoj fuqishëm se pas një pune të madhe të përbashkët në terren, që kemi bërë këto ditë, ku për herë të parë janë themeluar mbi 50 nëndegë, PDK-ja në Pejë do të jetë më unike, më e besuar, si dhe më e votuar se sa ndonjëherë më parë nga qytetarët. Zotohem se me gërshetimin e gjeneratave, përkatësisht përvojës së veprimtarëve të hershëm dhe ideve inovative të veprimtarëve të rinj, PDK-ja në Pejë do të jetë kryefjala e Dekadës së re në Kosovë. Ju faleminderit ng a zemra për angazhimin, mbështetjen dhe rrugëtimin tonë të përbashkët edhe në të ardhmen! I juaj, Xhavit Haliti

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...