Mehmeti i drejtohet Veselit: Njerëzit tu kanë vrarë gazetarët e “Bota sot”

Aktuale

Mehmeti i drejtohet Veselit: Njerëzit tu kanë vrarë gazetarët e “Bota sot”

Nga: N.H Më: 19 maj 2019 Në ora: 21:05
Kadri Veseli

Analisti politik, Faton Mehmeti, ka reaguar ashpër ndaj kryetari të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pasi tha se nuk do të shkojë kurrë në gazetën “Bota sot”, për shkak të qasjes që e ka mediumi.

Mehmeti në reagimin e tij, ka thënë se Veseli ka gisht në vrasjen e gazetarëve të gazetës “Bota sot”.

Sipas Mehmetit, i pari i PDK-së nuk mund të vije në “Bota sot” pa i pastruar duart me gjak.

“S’mund të vish në" Bota sot" pa i pastruar duart tua me gjak...ke shumë mëkat mbi shpirtin tuaj..mos qofsha në lëkuren tënde”, shkruan mes tjerash ai.

Në fund, analisti politik ka theksuar se Veseli mund të shkojë te gazeta “Bota sot”, kur të pendohet.

“Njerëzit tuaj kanë vrarë gazetarët e "Bota sot"...prandaj s’mund të vish në" Bota sot" pa i pastruar duart tua me gjak..ke shumë mëkat mbi shpirtin tuaj..mos qofsha në lëkuren tënde...Kadri...veç kur të pendohesh eja...ndryshe s’ke vend aty ku thuhet e vërteta..!!”, shkruan Mehmeti.

Kujtojmë se lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), derisa ishte duke folur rreth raportimeve për shkuarjen e tij në Speciale, mes tjerash ka thënë edhe se nuk do të shkojë kurrë në gazetën “Bota sot”, për shkak, që sipas tij, për qasjen që e ka mediumi.

“Në gazetën “Bota Sot” dhe te Express nuk do të shkojë kurrë derisa kanë këso qasje”, ka thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat