Limaj – Rama: Marrëveshjet e arritura mes dy qeverive, janë në rrugë të mirë për t’u realizuar - Bota Sot
Limaj – Rama: Marrëveshjet e arritura mes dy qeverive, janë në rrugë të mirë për t’u realizuar

Aktuale

Limaj – Rama: Marrëveshjet e arritura mes dy qeverive, janë në rrugë të mirë për t’u realizuar

Më: 20 maj 2019 Në ora: 19:09
Fatmir Limaj dhe Edi Rama

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh Koordinator Kombëtar i dy qeverive, është pritur sot në takim nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Limaj ka bërë me dije se në këtë takim kanë biseduar për zhvillimet e fundit në dy vendet tona, por fokusi kryesor i bisedës, sipas tij, ishte jetësimi i marrëveshjeve të nënshkruara në Pejë. Ai ka shkruar se e ka informuar kryeministrin Rama për ecurinë e implementimit të marrëvshjeve të arritura në Pejë.

“I shpreha mirënjohje kryeministrit Rama për mbështetjen dhe interesimin e vazhdueshëm të tij personal, për të ndihmuar në implementimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve, me qëllim që bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë të mos pengohet nga asnjë barrierë apo neglizhencë burokrtatike”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në Facebook.

Më tutje, Limaj thotë se bashkërisht kanë konstatuar se marrëveshjet e arritura mes dy qeverive janë në rrugë të mirë për t’u realizuar.

Postimi i plotë i Limajt:

Në takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, biseduam për zhvillimet e fundit në dy vendet tona. Fokusi kryesor i bisedës ishte te jetësimi i marrëveshjeve të nënshkruara në Pejë. E informova kryeministrin për ecurinë e implementimit të marrëveshjeve të arritura në Pejë. I shpreha mirënjohje kryeministrit Rama për mbështetjen dhe interesimin e vazhdueshëm të tij personal për të ndihmuar në implementimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve, me qëllim që bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë të mos pengohet nga asnjë barrierë apo neglizhencë burokrtatike. Bashkërisht konstatuam se marrëveshjet e arritura mes dy qeverive janë në rrugë të mirë për t’u realizuar. FL.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...