Reagim kundër deklaratës së Nataliya Apostolova: Në Deçan dhe në Kosovë janë të pa zbatueshme vendimet e kohës së Millosheviqit

Aktuale

Reagim kundër deklaratës së Nataliya Apostolova: Në Deçan dhe në Kosovë janë të pa zbatueshme vendimet e kohës së Millosheviqit

Më: 20 maj 2019 Në ora: 22:57
Nataliya Apostolova

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, dënon ashpër deklaratën e Shefes së zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova, e cila kërkon zbatimin e vendimit anti-kushtetuese të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, të datës 19 maj 2016, në lidhje me pretendimet e Manastirit të Deçanit, ndaj pronave private dhe shoqërore të Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”.

LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon tërheqjen e deklaratës nga zonja Apostolova, ngase deklarata e saj është në kundërshtim me misionin e saj dhe në kundërshtim me vullnetin e shumice së qytetarëve të Komunës së Deçanit.

LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, i rikujton zonjës Apostolova, se vendimi anti-kushtetuese i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, gjykatë kjo e drejtuar nga kukulla-kryetare Arta Hajrizi-Rama, është i pa-zbatueshëm dhe null, ngase ai vendim anti-kushtetuese buron në ligjet e dhunshme të kohës së Millosheviqit, vendime këto të cilat janë diskriminuese dhe të pa-zbatueshme në Kosovë.

LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, është e gatshme të i përgjigjet çdo situate, e cila do të tentoj që të bartë pronësinë e pronave private dhe shoqërore të Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” tek Manastiri i Deçanit. Ne si Lidhje, jemi të gatshëm që të vazhdojmë demonstratat tonë, dhe bllokimin e rrugës për tek Manastiri i Deçanit, në rast së tentohet të mbahet në presion institucioni i Komunës së Deçanit.

Deklarata e zonjës Apostolova, dhe kërkesën e saj për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, është deklaratë e rrezikshme, deklaratë anti-demokratike dhe deklaratë raciste.

LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, përsëritë qëndrimin e saj, së zgjidhja me e mirë dhe me e pranueshme është shpallja e pronave dhe Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”, pasuri kombëtare e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat