Thaçi: Rama ishte brilant në Berlin, Haradinaj i paedukatë - Bota Sot
Thaçi: Rama ishte brilant në Berlin, Haradinaj i paedukatë

Aktuale

Thaçi: Rama ishte brilant në Berlin, Haradinaj i paedukatë

Më: 20 maj 2019 Në ora: 23:21
Foto nga takimi i liderëve në Berlin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk resht së falënderuari dhe së thururi elozhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Pasi e quajti “burrë shteti” pak ditë më parë, në një intervistë që dha mbrëmjen e së hënës në Top Channel tha se, në Samitin e Berlinit, Rama ishte brilant, ndryshe nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, që, sipas tij, ishte treguar pa takt në takimet me liderët e Evropës.

“Presion Haradinajt? Më vjen shumë për të qeshur. Është përgojim dhe insinuatë. Nuk dua të ndërhyj në deklarata elektorale. Unë jam president i vendit. Atë që ka shkruar Rama në letër është 100% e saktë”, është shprehur Thaçi.

“Ndaj Haradinajt ka pasur vetëm një këshillë se si të sillet më mirë në marrëdhëniet diplomatike. Nuk jam i gatshëm të përgojoj që takimet me zyrtarët e lartë. I kam kërkuar në mënyrë të mirësjellshme të ndryshojë në rrafshin edukativ. Letra e Ramës është e pastër si loti dhe 100% e saktë”, ka thënë Thaçi.

“Në Berlin kam folur unë si President i vendit, foli dhe Haradinaj dhe Rama. Unë i kam botuar fjalimet e mia që kam pasur të shkruara. Aty kam folur qartë që taksa është vendim i drejtë, legjitim dhe duhet të mbetet në fuqi”, ka deklaruar ai.

“Taksa nuk duhet të jetë kusht për liberalizmin e vizave. Edhe Rama ka pasur një paraqitje brilante për reformat në Kosovë dhe në Shqipëri”, ka shtuar presidenti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...