Ky është qytetari që kërkon rritje të pagës për gratë

Aktuale

Ky është qytetari që kërkon rritje të pagës për gratë

Më: 21 maj 2019 Në ora: 12:46
Selman Krasniqi

Komisionit për të drejtat e njeriut sot gjatë mbajtjes së mbledhjes së tyre për të diskutuar për të plagosurit e paraluftës, jashtë rendit të ditës i është parashtruar një kërkesë e veçantë nga një qytetar.

Selman Krasniqi nga Hajvalia kërkoi që të rriten pagat për gjininë femërore për 10  përqind në krahasim me meshkujt për punën e njëjtë që e bëjnë.

Qytetari Krasniqi njoftoi se edhe më herët ka pasur këtë kërkesë drejtuar gjithë institucioneve të Kosovës, mirëpo sipas tij ka hasur në vesh të shurdhër.

Krasniqi: Kërkesa ime është me i rritë pagat gjinisë femërore për 10 përqind më shumë se meshkujve

“Kërkesa dhe ideja ime është për t’i rritë pagat gjinisë femërore, 10  përqind më shumë se sa meshkujve për punën e njëjtë që e bëjnë. Sepse statistikat e vitit 2015-16 japin se femrat paguhen 0-10 përqind më pak se sa meshkujt për punën e njëjtë që e bëjnë në Kosovë. Kërkesa ime ka qenë, letra ka shkuar deri tek presidenti, i është drejtuar juve, zonjës Mexhide. Kryeministrit, kryekuvendarit dhe Avokatit të Popullit. Ku kam mundur, çdo derë e kam trokitur. Deri më tani kam hasur në vesh të shurdhur”, tha Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat