LDK e quan të papranueshme incidentin në nëndegën e Mitrovicës - Bota Sot
LDK e quan të papranueshme incidentin në nëndegën e Mitrovicës

Aktuale

LDK e quan të papranueshme incidentin në nëndegën e Mitrovicës

Më: 21 maj 2019 Në ora: 19:36
LDK

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka quajtur sot të papranueshme, siç është shprehur ajo, tentimet që dikush të vijë në struktura të LDK-së përmes rrugëve të tjera, veçmas dhunës siç ishte rasti në një nëndegë të kësaj partie në Mitrovicë.

Gjatë mbledhjes së sotme, Kryesia e LDK-së rikonfirmoi  qëndrimin e saj dhe të Këshillit të Përgjithshëm për një proces demokratik zgjedhor brenda partiak dhe të pa imponuar nga askush.

Kryesia vlerësoi se zgjedhjet po përcillen me një interesim të shtuar për anëtarësime dhe prurjeve të reja nëpër degë, dhe se procesi është përfunduar në një pjesë të konsiderueshme të degëve, në një atmosferë të garës dhe konkurrencës së brendshme.

“Procesi zgjedhor është i rëndësishëm për forcimin dhe rigjenerimin e LDK-së si parti shtetformuese dhe tepër e rëndësishme për të gjitha proceset që ka kaluar dhe po kalon Kosova. Në këtë prizëm, LDK sheh edhe interesimin e mediave dhe të publikut për zgjedhjet në LDK”, thuhet në një deklaratë për media pas takimit.

Kryesia e LDK-së konsideron se gara e brendshme zgjedhore në këtë parti zhvillohet si sfidë dhe konfirmim i individëve para anëtarësisë, dhe paralajmëron  se të gjithë ata që nuk janë në gjendje të respektojnë rregullat, duhet të tërhiqen dhe mos ta dëmtojnë procesin, pasi si të tillë do të jenë të papranueshëm.

Ndryshe, përleshja fizike që ka ndodhur javën e kaluar mes anëtareve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë ka ndodhur si shkak i pakënaqësive ndërmjet delegatëve të kësaj dege, për shkak të zgjedhjes së kryetarit të ri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...