Profesori amerikan flet rreth strategjisë së re perëndimore për Kosovën - Bota Sot
Profesori amerikan flet rreth strategjisë së re perëndimore për Kosovën

Aktuale

Profesori amerikan flet rreth strategjisë së re perëndimore për Kosovën

Nga: F. B. Më: 21 maj 2019 Në ora: 23:32
Eduard P. Xhozef

Eduard P. Xhozef ka publikuar në revistën "Forin polisy" një tekst autorial si propozim " strategjia e re perëndimore" për Kosovë, sipas parimit "shkopi dhe karota", shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Xhozef që është profesor i jo i rregullt i Universitetit amerikan “Xhon Hopkins” thotë se “Serbia për pranim të pavarësisë së Kosovës në vend “kompensimi” duhet ofruar “afirmim”, përkatësisht lëshime me rëndësi financiare dhe ndihmë ushtarake të ShBA-ve, ndërsa nëse presidenti serb Vuçiq refuzon apo saboton planin qasja e re “alternativa e pakëndshme” përkatësisht “dënimi” në kuptimin e mbështetjes së ushtrisë së Kosovës, angazhimin në pranimin e pavarësisë dhe shkurtimin Serbisë ndihmën zhvillimore nga BE.

Në tekstin “Serbisë i duhet respektimi i Kosovës dhe jo toka”, ai thërret në marrëveshjen e Prespës ndërmjet Athinës dhe Shkupit dhe vendosjen e emrit Maqedonia e Veriut, që “që largon të gjitha pengesat të përmbushur me respektim dhe bashkëpunim mes dy rivalëve", duke potencuar rolin e kryeministrit Cipras në “tejkalimin e dekadave të hidhura”.

Ai përkujton se presidenti i Vuçiqit me 8 maj se me çmim të hedhjes nga pushteti në rrugë nuk do njoh Kosovën.

Profesori amerikan që është aktiv në Ballkan dhe Kosovë gjatë bombardimeve të NATO-së në 1999, konstaton se “Serbia dhe Kosova edhe më tutje mbeten të bllokuara në mos durimin mes vetës" dhe shprehet se "sapo ka dështuar përpjekja që BE udhëhoqi ndërsa ShBA mbështeti për arritjen e marrëveshjes për ndarje ndërmjet presidentëve të Serbisë dhe Kosovës duke nxitur qëndrime nacionaliste dhe kundër akuza".

Ai thekson se “shfrytëzimi i egërsisë së viteve 90-ta anëtarët e parlamentit të Kosovës nga shqiptarët etnik akuzojnë forcat serbe për gjenocid, gjë që është hedhur poshtë nga Beogradi duke i quajtur kundërshtarët në Prishtinë “dhunues dhe kriminel”.

Ai vlerëson se “përmbushja e zbrazëtisë rreth politikës së lidhur për Kosovën konfliktin më të vjetër në regjion që më së shumti shqetëson dhe që kërkon zgjidhje urgjente ".

"Me BiH të dobët, Rusinë që vazhdon të nxis ndarjen e Evropës, barra e rëndë sërish bie mbi ShBA. Në mënyrë që të dilet nga situata ShBA duhet të nxjerr bërthamën nga ajo që solli rezultat në Maqedoni dhe të aplikoj në Kosovë ", shprehet Xhozef.

Xhozef thotë se plani i Vuçiqit dhe Thaçit që shihet si shkëmbim i territorit do mund të nxiste forcat centrifuge të kërcënojnë me shkatërrimin e Bosnjës dhe ndryshimin e kufijve në gjithë regjionin për çka kancelaria gjermane Merkel u pozicionuar fuqishëm kundër planit të ndarjes në samitin e Berlinit.

Por as Merkel as liderët tjerë nuk propozuan ndonjë alternativë.

"Franca do të jetë nikoqir i një tjetër takimi në nivelin më të lartë, por baza e vazhdimit të dialogut në çështjen e Kosovës mbetet e paqartë përveç një risie që edhe Vuçiq edhe Thaçi kanë kërkuar angazhimin e Amerikës në nivelin më të lartë”, tha Xhozef.

Sipas tij pikërisht kjo “sjell ndihmë”, ndërsa “Uashingtoni si hap të parë do duhet të kërkoj nga palët që të ndalojnë ciklin e provokimit ".

"Deri tash strategjia perëndimore në lidhje me Kosovën është nisur në paragjykim të gabuar: diçka që është dukur si nevojë që presidenti serb të kompensohet pasi e shpie vendin në humbje të krahinës. Kompensimi shpie në destabilizim dhe ndarje. Sepse ndarja serbët i le të ballafaqohen me padrejtësinë e përjetshme, duke ngarkuar raportet e saj me Kosovën dhe fqinjët ", thotë Xhozef duke shtuar se serbët Kosovën e shohin si “zemër të pa përshkruar dhe shpirtin e kombit serb".

Ai mendon se si “rasti Maqedonisë, zgjidhja e problemit të Kosovës qëndron në njohjen në plotë kuptimin e fjalës".

"Si të mundësohet që Serbia të njeh pavarësinë e Kosovës në kufijtë e tanishëm – që është rezultati i vetëm stabilizues- Kosova duhet të pranoj legjitimitetin e konstatimit serb. Kjo do të thotë zëvendësim të “kompensimit së Serbisë” me qëllim e kundërt “afirmimin e Serbisë”. Strategjia e re perëndimore do të ketë qëllim të respektoj dhe të bëje të denjë lidhjen serbe me Kosovën në kontestin e njohjes së ndërsjellë", thotë ai.

Sipas tij “në vend prerjes së veriut në përpjekjen që serbët të ngushëllohen, strategjia e re do të bëjë të pranishme praninë serbe në Kosovë në formën që është në harmoni me sovranitetin dhe funksionalitetin e shtetit".

"Për shembull Kushtetuta e Kosovës që është imponuar nga bashkësia ndërkombëtare kërkon që të mbrohen lokalitetet ortodokse serbe, që do zhdukej në rast të ndarjes. Sipas strategjisë së re Prishtina do dorëzonte sovranitetin e këtyre lokacioneve Kishës Ortodokse, ndërsa me qëllim që të sigurohet se këto lokacione shfrytëzohen në mënyrë të përgjegjshme dhe jo si pika të ndezshme palët do pajtoheshin për një pale të tretë në zgjidhjen e kontesteve”, thotë profesori amerikan.

"Përmes mbështetjes së fuqishme ndërkombëtare Serbia dhe Kosova do të ‘vendosnin komitet të ekspertëve’ sikur në rastin e Athinës dhe Shkupit që do kishte obligim që sjell “interpretim objektiv të ngjarjes” të bazuar në ‘fakte burimore autentike”, thotë Xhozef.

Ai potencon se "Qendra e përbashkët e paqes dhe historisë” që do kishte “status zyrtar në Beograd dhe Prishtinë ku do valonin flamujt e dy vendeve", dhe "qasje paralele që do merrej me dëshirën e fortë për drejtësi në dy vendet", ndërkohë që "ShBA dhe BE do tw shpalosnin kuadrin detal për Serbinë dhe Kosovën në mënyrë që njëra tjetrës të ja procedojnë kryesit e njohur dhe pak të njohur të krimit kundër bashkësisë".

"Uashingtoni do mund të shfrytëzonte fuqinë e simboleve si shtesë të diplomacisë në pikëpamje me Kosovën. Pentagoni do mund të vendosjes së trupave amerikane në lokacione fikse në Serbi, ku inxhinierët e ushtrisë së ShBA-së do bashkëpunonte me kolegët serbë në riparimin e infrastrukturës së shkatërruar duke nisur nga Ministria e mbrojtjes", shkruan Xhozef.

Sipas tij vend ideal i bazës amerikane do ishte Ponikve –lokacioni ushtarak në Serbinë perëndimore që është goditur nga NATO pasi gjendet “afër kufirit boshnjak", që do ishte "posaçërisht në Republikën Srpska që dëshiron shkëputje si sinjal i përkushtimit amerikan për integritetin territorial të Bosnjës".

"Përveç simbolikës Uashingtoni Beogradit do i ofronte avancim të raporteve civile edhe ushtarake në nivel të partnerëve strategjik. Krahas investimeve amerikane në sferën e mbrojtjes BE duhet të ofroj Serbisë dhe Kosovës pako zhvillimore në synimin e koegzistencës së dy vendeve. Kjo do ju ofronte perspektivë serbëve në veri që dëshirojnë shkëputje por kjo do pamundësonte kuazi-shtetin si republika Srpska në Bosnje, ndërkohë që interesat e vogla serbe në Kosovë do mbroheshin ", shkruan ai.

“Qasja e përgjithshme dhe vërtetimi i lidhjes së serbëve me Kosovën dh dorëzimi i sovranitetit Kishës ortodokse Serbe, do nxiste uluritjen e opozitës te shqiptarët”, por sipas vlerësimit “megjithatë Kosova është në pozitë më të dobët të refuzoj patronin e vetë amerikan të cilin ende e do nëse Uashingtoni sugjeron të negociohet një marrëveshje e tillë".

Nëse Vuçiq refuzon dhe saboton një qasje të tillë, sipas Xhozef Uashingtoni duhet të ketë të gatshme “alternativën e pakëndshme".

"Zgjidhja e Vuçiqit ose të flas për zgjidhjen e ndershme që shpie Serbinë drejt BE-së deri në 2025, ose të shoh se si qendrat e mëdha evropiane prezantojnë “Kosovën 2025”, intensiv, përpjekje transatlantike në ndërtimin e shtetit. Në vend që Serbia të arrij raport special me Pentagonin, këtë privilegj do shkonte Kosovës", shkruan Xhozef.

"Ministria e mbrojtjes së ShBA do emëronte përfaqësues special në zhvillim e përshpejtuar të forcës së Kosovës. Departamenti i shtetit do vendoste të dërguar special për njohje të Kosovës, që do obligohej që së bashku me vendet evropiane që njohin Kosovën të bashkohen me ShBA në rritjen e njohjes bilaterale dhe multilaterale të njohjes së Kosovës. Ndihma e tanishme për zhvillim nga Be që Kosova dhe Serbia ndajnë do i shkonte vetëm Kosovës ",thotë profesori amerikan.

Sipas Xhozef Vuçiq nga roli “faktor u stabilitetit” do gjendej në rolin e një “ politikani problematik dhe ndërrueshëm” ".

Ai përfundon "Vuçiq do të ishte më mençur që nga fillimi të mendoj për qasjen e vetë ndaj Kosovës” dhe thotë se " e vërteta është se Kosova çfarë e kanë njohur serbët dikur si krahinë që u përgjigj zotërinjve serb ka kohë që nuk është” por “historia serbe nuk do shikoj lehtë liderin që heq dorë nga e drejta e Serbisë në atdheun mitologjik për Kosovën për disa komuna parëndësi ".

Për Beogradin është mirë thotë Xhozef se nën udhëheqjen e ShBA dhe ndihmën e BE-së të vjen tek marrëveshja që do ruante lidhjen e serbëve me Kosovën pa barrën që të udhëheqin me te.

"Marrëveshja në harmoni me këto linja do mbronte Vuçiqin nga bastioni i nacionalizmit reaksionar serb dhe përmbush dëshirën bazë të shumicës së qytetarëve në Kosovë – që me dinjitet të nisen tutje", shkruan Xhozef.

Ai për "Forin polisy" shkruan në temën Kosova, kështu që fillim të vitit që shkoi në tekstin autorial “Vrasja do mund të ishte pikërisht ajo që i duhet Kosovës " ku shprehu qëndrimin se vrasja e Oliver Ivanoviqit në Mitrovicë “mund të ishte nxirje për paqe të përhershme në Kosovë” me konstatimin se Beogradi me kokëfortësi edhe më tutje mban shpresën se mund të shkëpus veriun nga “krahina e shkëputur e saj”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...