Vijnë lëvdata për O’Conell: Kurrë Kosova ambasador më të drejtë nuk ka pasur! - Bota Sot
Vijnë lëvdata për O’Conell: Kurrë Kosova ambasador më të drejtë nuk ka pasur!

Aktuale

Vijnë lëvdata për O’Conell: Kurrë Kosova ambasador më të drejtë nuk ka pasur!

Nga: A.Zh Më: 22 maj 2019 Në ora: 12:53
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairi O’Conell

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairi O’Conell, sot është takuar me familjet e viktimave të masakrës së 22 Majit 1999 në Vushtrri. Ai ka thënë se çdo viktimë, pa marrë parasysh etninnë, meriton drejtësi.

O’Conell ka thënë se pajtimi fillon duke treguar dhe dëgjuar të vërtetën, derisa ka theksuar se duhet pranuar ajo çka ka ndodhur në Kosovë.

Ambasadori britanik, ka treguar se është prekur shumë me atë që I tha sot një grua që kishte humbur vëllain.

“Takova sot familjet e viktimave të masakrës së 22 Majit 1999 në Vushtrri. Çdo viktimë pa dallim nëse janë Shqiptarë, Serb, Roma, Ashkali, Boshnjak meritojnë drejtësi. Por më shumë se çdo gjë ata meritojnë që përjetimet e tyre te tregohen dhe të pranohen.

Pajtimi fillon duke treguar dhe ndëgjuar të vërtetën. Ne duhet të kujtojmë dhe pranojmë atë se çka ka ndodhë në Kosovë. Unë isha i prekur me atë se çka më tha sot një grua që kishte humbur vëllaun: "Ne nuk duam hakmarrje. Ne dëshirojmë drejtësi, që kjo mos të ndodhë më kurrë”, ka thënë O’Conell.

E me përkrahjen e ambasadorit O’Conell, përkatësisht të Britanisë së Madhe, janë shprehur të gëzuar edhe Ehat Miftaraj nga IKD-së dhe Xhemal Ahmeti, analist politik.

Ahmeti në një postim në Facebook, ka thënë se Kosova nuk ka pasur kurrë ambasador më të drejtë se O’Conell.

“Kurrë Kosova (dhe më gjerë) nuk ka pasur ambasador më të drejtë dhe të mirë se ky”, ka thënë Ahmeti.

Ndërsa, Miftaraj e ka cilësuar si të çmuar dhe të një rëndësie të veçantë, përkrahjen e Britanisë.

“Ndihma dhe përkrahja e sinqertë e Britanisë së Madhe përmes ambasadorit në Kosovë, e çmuar dhe e një rëndësie të veçantë. Thjeshtë jemi shumë me fat që kemi një aleat të tillë!”, ka shkuar Miftaraj në Facebook./BS

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...