Deputeti I Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, ka thënë se KFOR-i ka vendosur shenja kufitare, të cilat sipas tij, janë kundër sistemit juridik dhe kushtetues të Kosovës.
Gashi ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndërhyjë dhe t’i zëvendësojë këto shenja kufitare sipas obligimeve ligjore dhe emrit kushtetues të Republikës së Kosovës.
“KFOR, ka vendosur shenja kufitare, të cilat janë kundër sistemit juridik dhe kushtetues të Kosovës (shih foton). Qeveria e Kosovës duhet të ndërhyjë dhe t’i zëvendesojë këto shenja kufitare sipas obligimeve ligjore dhe emrit kushtetues Republika e Kosovës”, ka shkruar deputeti i LDK-së në një postim në Facebook./BS