Hoxhaj: PDK e kishte denoncuar këtë grup kriminal në vitin 2014

Aktuale

Hoxhaj: PDK e kishte denoncuar këtë grup kriminal në vitin 2014

Më: 23 maj 2019 Në ora: 15:40
Ilustrim

(E plotësuar) - Zëvendërskryetari i Partisë Demokratike, Enver Hoxhaj ka mbajtur sot konferencë për media në emër të PDK-së, në lidhje me rastin e video së disa personave. Theksoi se PDK-ja e kishte denoncuar këtë rast kriminal në vitin 2014, por hetimet nuk vazhduan deri në fund.

“Rrahim Hashimi, personi kyq në këtë grup criminal është denoncuar në vitin 2014 nga nënkryetari i PDK-së dhe Kuvendit pasi që ia kishte përdorur emrin, njësoj sic tani ndodhi me KV. Tani pyetja është pse nuk u hetua ky rast deri në fund. Rasti për të cilin ka qenë subjekt kjo video është mbyllur pa përfunduar hetimet dhe pa u vënë para përgjegjësisë penale akterët e këtij krimi të organizuar”, ka deklaruar Hoxhaj në konferencë.

Hoxhaj ka theksuar ky rast nuk mund ta ndalë agjendën shtetformuese të PDK-së.

“Kjo nuk ka ndodhur për shkak të mungesës së provave dhe as të mungesës së resurseve, por është penguar qëllimshëm nga ana e akterëve të caktuar. Për këtë arsye sot kërkoj sqarim të këtij rasti deri në fund. Asnjë përpjekje e grupeve kriminale për ta njollosur figurën e kryetarit të PDK-së nuk na ndalë në agjendën tonë shtetndërtuese”, përfundoi ai.

***

Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie ne Selin e PDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat