Dalin fotografitë, Ramush Haradinaj i afërt me të arrestuarin për fajde - Bota Sot
Dalin fotografitë, Ramush Haradinaj i afërt me të arrestuarin për fajde

Aktuale

Dalin fotografitë, Ramush Haradinaj i afërt me të arrestuarin për fajde

Më: 24 maj 2019 Në ora: 00:17
Ramush Haradinaj i afërt me të arrestuarin për fajde

Shtatë persona të cilët dyshohet të jenë marrë me fajde u arrestuan të hënën në Kosovë.

Ndër të arrestuarit është edhe ‘bosi’ i kazinove në Mitrovicë, Ismet Osmani i njohur me nofkën “Curri”.

Ndaj Osmanit dhe tre të tjerëve, Gjykata ka vendosur për masën e paraburgimit prej 30 ditësh, përjashtuar të arrestuarin tjetër Rrahim Hashimin.

E ky i fundit duket se është mjaft i afërt me kryeministrin Haradinaj.

Në disa fotografi të cilat janë publike në rrjetet sociale, Hashimi duket shumë i afërt në shoqëri të Haradinajt.

Ndonëse nuk dihet nëse Haradinaj ka lidhje me grupin e arrestuar, ai deri më tani nuk e ka folur asnjë fjalë për këtë cështje.

Grupi i njëjtë, është raportuar të jetë i afërt edhe me politikanë të tjerë në Kosovë.

Rrahim Hashimi shpëtoi nga paraburgimi vetëm nga parashkrimi i lëndës së tij.

Këto janë fotografitë që dëshmojnë afërsinë e të arrestuarit për fajde me kryeministrin Haradinaj:

Image

Si ndodhi çështja e “Currit”

Kujtojmë, se Prokuroria pretendon se në fund të vitit 2013, Ismet Osmani, Sami Nika, dhe Ilir Bojku, kishin blerë një tokë 3 hektarëshe në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, në vlerë 600 mijë euro.

Për ketë tokë ata ia kishin paguar 250 mijë euro pronarit S.P., ndërsa pjesën tjetër të mbetur prej 350 mijë eurove e kishin ngarkuar të dëmtuarin Faton Dalladaku, të paguante në emër të fajdesë duke vazhduar t’ia mbanin shtëpinë në posedim sipas kontratës.

Sipas Prokurorisë, Ismet Osmani, Sami Nika dhe Ilir Bojku, e kishin kërcënuar Faton Dalladakun dhe i kishin shkuar në shtëpi dhe ia kishin marrë çelësin e shtëpisë në momentin kur ky i fundit kishte dështuar t’ua kthente 350 mijë eurot e marra në fillim.

Dosja e prokurorisë thotë se disa muaj më vonë ata e kishin detyruar Faton Dalladaku që t’ua japë një pronë 3 hektarëshe e cila kishte vlerë rreth 900 mijë euro në këmbim të borxhit i cili deri atëherë kishte arritur në 700 mijë euro.

Gjithmonë sipas Prokurorisë, edhe pse ia kishin marrë pronën me vlerë 900 mijë euro për 700 mijë euro borxh, ata nuk ia kishin kthyer shtëpinë në Pejton të cilën në vitin 2017, Sami Nika ia kishte shitur Adil Thaqit.

Lidhur me ketë rast po dyshohet të ketë rol edhe i dyshuari tjetër Mentor Maqani.

Maqani dyshohet se gjatë vitit 2015 duke e shfrytëzuar gjendjen e rëndë të Faton Dalladakut kishte hyrë në marrëveshje verbale për t’ia blerë pronën 5 hektarëshe afër QMI-së (rruga Prishtinë- Lipjan), në të cilën kishte investime rreth 1 milion euro.

Maqani ishte pajtuar që ta blinte atë pronë për 700 mijë euro. Sipas marrëveshjes, Maqani do ta blinte  borxhin prej 450 mijë euro, me të cilin Dalladaku i detyrohej Sami Nikës, Ismet Osmanit dhe Ilir Bojkut, kurse mbetjen prej 250 mijë euro t’ia paguante.

Lidhur me ketë marrëveshje, sipas prokurorisë, Mentor Maqani, kishte transferuar 100 mijë euro te Faton Dalladaku dhe për shumën e mbetur prej 150 mijë eurove i kishte dhënë dy vetura.

Në ketë dosje thuhet se Maqani i kishte rënë pishman për marrëveshjen dhe e kishte ndërprerë me ç’rast dy veturat të cilat ia kishte dhuruar për 150 mijë euro, ia kishte marrë prapa për 80 mijë euro dhe me anë të kërcënimit e kishte kërkuar kthimin e borxhit në shumë prej 582 mijë euro.

Sipas Prokurorisë, Dalladaku për shtyrjen e pagesës së këtij borxhi kishte kërkuar ndihmën e Adil Thaqit i cili ia kishte paguar Sami Nikës 260 mijë euro për blerjen e shtëpisë në Pejton.

Prokuroria Pretendon se Adil Thaqi i cili ishte paraqitur si ndërmjetësues, me anë të fakteve të rreme e kishte mashtruar Faton Dalladakun se kinse ai është pronar i ligjshëm i shtëpisë në Pejton edhe pse në transaksionet financiare shihet se ai nuk i ka pasur 260 mijë euro për t’i paguar, shkruan lajmi.net.

Lidhur me këtë rast janë të dyshuar edhe dy persona E. L, dhe Z. J, mirëpo po vazhdojnë të jenë në kërkim nga policia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...