Bytyqi: Kemi një përqindje të ulët të njohjes së matematikës në shkollat tona - Bota Sot
Bytyqi: Kemi një përqindje të ulët të njohjes së matematikës në shkollat tona

Aktuale

Bytyqi: Kemi një përqindje të ulët të njohjes së matematikës në shkollat tona

Më: 25 maj 2019 Në ora: 16:05
Shyqyri Bytyqi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi duke përmendur rolin e matematikës në shoqëri, ka thënë se ka një përqindje të ulët të njohjes së matematikës në Kosovë.

Sipas tij, ka suksese individuale por jo të përgjithshme. Për këtë ai tha se duhet një përkushtim më i madh në përmirësimin e sistemit arsimor.

Këto deklarata, ministri i tha gjatë ceremonisë së ndarjes së certifikatave të suksesit dhe medaljet për më të suksesshmit të garës së matematikës, “Kangaroo 2019” që është mbajtur në Kosovë.

Bytyqi: Kemi një sukses të dalluar individual, por nuk po arrijmë suksesin e përgjithshëm

“Përveç që kanë identifikuar suksesin dhe talentin. Kanë identifikuar dhe në përqindjen më të madhe kemi një përqindje më të ulët të njohjes së matematikës në shkollat tona. Pra nuk arrijmë suksesin e përgjithshëm. Kemi një sukses të dalluar individual, por jo suksesin çfarë duhet të kemi në shkollat tona. Kjo na bën që të përkushtohemi më shumë në përmirësimin e sistemit arsimor”, tha ministri Bytyqi.

Ndërkaq, drejtori i Institutit Atom, Jusuf Thaçi tha se përmes kësaj gare po tentojnë të promovojnë vlerën e matematikës në Kosovë, me qëllim që të identifikohen talentet në këtë fushë.

Thaçi: Synimi është me popullarizuar matematikën dhe me promovuar rëndësinë dhe vlerën e saj

“Përmes të cilës instituti Atomi synon me popullarizuar matematikën në Kosovë me promovuar rëndësinë dhe vlerën e saj. Po të njëjtën kohë dhe me shfrytëzuar si një mekanizëm për me identifikuar që pastaj dhe me përkrah me mundësitë që i kemi ata talent të matematikës të cilët i kemi sot prezent”, u shpreh Thaçi.

Përfaqësuesi i autorizuar për garën e matematikës Kangoroo në Kosovë, Valmir Krasniqi tha se me anë të kësaj gare po synojnë të ngritin një vetëdijesim më të madh në shoqëri për matematikën.

Krasniqi: Pas vetëdijesimit për këtë garë vjen identifikimi i talenteve

“Kusht themelor për tu avancuar niveli i matematikës është popullarizimi vetëm kur vetëdijesohemi, kur popullarizohet. Pastaj mund të fillojmë me hapat të tjerë që janë identifikimi i talenteve”, deklaroi, Krasniqi.

Në fund për gjithë nxënësit që kanë dal fitues u ndan certifikata dhe medalje suksesi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...