(E plotësuar) - Autoritetet shtetërore të Serbisë kanë arrestuar Marjan Gjokajn, i cili punon për Administratën Tatimore të Kosovës, derisa po kthehej në Kosovë.
***
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se është arrestuar Mark Gjonaj, i cili punon për Administratën Tatimore të Kosovës, nga autoritetet serbe deri sa po kthehet në Kosovë, përcjell “Bota sot”.
Pacolli këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se dënoj këtë veprim të vazhdueshëm të Serbisë kundër qytetarëve të Kosovës dhe kërkoj lirimin e menjëhershëm të tij.
Postimi i plotë:
Sapo jam informiar se autoritetet shteterore te Serbisë kanë arrestuar Mark Gjonaj i cili punon për Administratën Tatimore të Kosovës, derisa po kthehej në Kosovë.
Unë e dënoj këtë veprim të vazhdueshëm të Serbisë kundër qytetarëve të Kosovës dhe kërkoj lirimin e menjëhershëm të tij.
Frikësimi dhe provokimet ndaj zyrtarëve të Kosovës qe udhetojnë në Serbi nga aparati i sigurisë se Serbisë është një kujtim i mentalitetit të viteve '90 në Beograd sot.