Veseli reagon pas aksionit policor: Askush nuk do të shpëtoj nga dora e ligjit

Aktuale

Veseli reagon pas aksionit policor: Askush nuk do të shpëtoj nga dora e ligjit

Nga: Z.B Më: 28 maj 2019 Në ora: 11:01
Kadri Veseli

Edhe Kryeparlamentari Kadri Veseli ka reaguar për aksionin policor kundër kontrabandës dhe krimit, ai ka thënë se nuk ka objektiv më të rëndësishëm për shtetin sesa garantimi i sundimit të ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, sipas tij, askush nuk do të shpëtoj nga dora e ligjit, përcjell “Bota sot”.

Veseli këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka përgëzuar policinë për kurajën dhe profesionalizmin e dëshmuar

“Shpreh solidaritetin për policët e plagosur duke iu dëshiruar një shërim sa më të shpejtë. U bëj thirrje bashkëqytetarëve tanë të komunitetit serb, që të vetë-përmbahen, të ruajnë qetësinë si dhe mos të bien pre e propagandës që synon të instrumentalizoj për qëllime politike një aksion të rendit publik”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Nuk ka objektiv më të rëndësishëm për shtetin sesa garantimi i sundimit të ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Askush nuk do të shpëtoj nga dora e ligjit, përfshi ata njerëz që kanë abuzuar duke mbajtur uniformë e poste zyrtare të shtetit të Kosovës. Përgëzoj policët për kurajën dhe profesionalizmin e dëshmuar. Shpreh solidaritetin për policët e plagosur duke iu dëshiruar një shërim sa më të shpejtë. U bëj thirrje bashkëqytetarëve tanë të komunitetit serb, që të vetë-përmbahen, të ruajnë qetësinë si dhe mos të bien pre e propagandës që synon të instrumentalizoj për qëllime politike një aksion të rendit publik. Përpjekjet për të vendosur rendin dhe ligjin, janë pikësëpari në shërbim të tyre, sepse ata, për një kohë të gjatë, janë ndjerë të kërcënuar e prekur nga prania e krimit të organizuar. Unë i siguroj se, Republika e Kosovës, është shtet i të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim etnie e feje dhe mbetet e angazhuar seriozisht për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e të gjithë qytetarëve të saj kudo ku jetojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat