Sot bëhet përurimi i autostradës “Arbën Xhaferi”

Aktuale

Sot bëhet përurimi i autostradës “Arbën Xhaferi”

Nga: Z.B Më: 29 maj 2019 Në ora: 09:54
Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka bërë të ditur se sot bëhet përurimi i autostradës “Arbën Xhaferi”, siç thotë ai, autostradë kjo që do ta lehtësojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave dhe do ta lidhë Kosovën me vendet fqinje, përcjell , ‘Bota sot’.

Limaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka theksuar se ndihet mirë që sot po finalizohet një projekt madhor dhe strategjik i ideuar dhe projektuar në vitin 2010 në kohën kur ka drejtojtuar Ministrinë e Transportit dhe Postë Telekomit.

Postimi i plotë :

Të nderuar qytetarë,
pak orë na ndajnë nga përurimi i autostradës “Arbën Xhaferi”, autostradë kjo që do ta lehtësojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave dhe do ta lidhë Kosovën me vendet fqinje.

Ndjehem mirë që sot po finalizohet një projekt madhor dhe strategjik i ideuar dhe projektuar në vitin 2010 në kohën kur e drejtoja Ministrinë e Transportit dhe Postë Telekomit.

Pas "Rrugës së Kombit", autostrada “Arbën Xhaferi”, është projekti më strategjik i cili e ofron Kosovën me rajonin.
Urime qytetarëve të Kosovës për këtë projekt madhor.
(Foto e vitit 2010, koha kur drejtoja Ministrinë e Transportit kur ishte ideuar dhe projektuar ndërtimi i kësaj autostrade)FL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat