Veseli: Presim që qytetarëve tanë përfundimisht t’u njihet e drejta legjitime

Aktuale

Veseli: Presim që qytetarëve tanë përfundimisht t’u njihet e drejta legjitime

Më: 29 maj 2019 Në ora: 15:53
Pamje nga takimi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pranuar sot raportin për Kosovën, nga Bashkimi Evropian.

Atë ia dorëzoi shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova. Pasi pranoi raportin, Veseli i tha shefes së BE-së në Kosovë që presin lëvizje pa viza për qytetarët e Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës tha se do të marrin përgjegjësitë që u takojnë, ndërkohë që për rekomandimet pozitive do të mundohen të bëjnë punën edhe më mirë.

Pasi pranoi dokumentin, Veseli uroi europarlamentarët e ri dhe tha se Kosova është e përkushtuar për të rritur progresin në rrugën e integrimeve evropiane.

Veseli: Presim që të rinjve t’u mundësohet lëvizja e lirë

“Kosova është e përkushtuar në progresin në integrimin në Bashkimin Evropian në luftën kundër korrupsionit dhe për sundimin e ligjit do të jetë i pa kompromis. Kosova ka vetëm një drejtim , ai është integrimi në Bashkimin Evropian, në NATO, partneritet me shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presim, zonja Apostolova, përmes jush si përfaqësuese që edhe të rinjtë tanë, qytetarët e Republikës së Kosovës përfundimisht, me Komisionin e ri Evropian, të u njihet e drejta legjitime që të lëvizin lirshëm në tokën të cilës i takojnë, kontinentin e vet evropian”, tha ai.

E përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova tregoi rekomandimet e Komisionit dhe Parlamentit Evropian.

Apostolova: Kosova ka treguar angazhim në shumë fusha

“Kosova ka treguar angazhim të konsiderueshëm në shumë fusha, por duhet të jemi të vetëdijshëm që mbetet ende shumë punë për t’u bërë. Raporti përcjell rekomandim të qartë:  Komisioni dhe Parlamenti Evropian tashmë kanë rekomanduar liberalizimin e vizave. Përmes këtij raporti Komisioni nxit vendet anëtare dhe Këshillin që të ndërmarrin veprime sa më shpejt që është e mundur, urgjentisht”, tha Apostolova.

Në takimin me shefen e BE-së, Kadri Veseli tha se drejtimi i Kosovës është integrimi në BE dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Veseli pranon raportin për Kosovën, pret liberalizim të shpejtë të vizave

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pranuar sot Raportin për Kosovën nga Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, nëpërmjet të cilit konfirmohet progresi i arritur në vend.

Duke uruar europarlamentarët e rinj, kryeparlamentari Veseli tha se Kosova është e përkushtuar për të rritur progresin dhe në rrugën e saj të integrimit evropian. “Presim që edhe të rinjve dhe të gjithë qytetarëve tanë, që me Komisionin e ri tu njihet e drejta legjitime për të lëvizur lirshëm në tokën të cilës i takojmë, në kontinentin e vet evropian. Ndërkaq ne do t’i marrim përgjegjësitë që na përkasin. Jemi të vetëdijshëm që kemi shumë për të bërë, por do të punojmë edhe më fuqishëm së bashku, me të gjithë segmentet e shoqërisë sonë”, theksoi Veseli.

Ai tha se lufta kundër korrupsionit dhe për sundimin e ligjit do të jetë e pakompromis. Kosova, shtoi Veseli, ka vetëm një drejtim dhe ai është integrimi në BE, në NATO dhe partneritet me SHBA-të. Nga ana e saj, Përfaqësuesja e BE tha se Raporti është një reflektim i ndershëm për gjithçka që ka arritur Kosova.

“Raporti ka një rekomandim të qartë: Komisioni dhe Parlameneti Evropian, kanë rekomanduar liberalizimin e vizave. Pra tani, Komisioni nxit vendet anëtare që të ndërmarrin veprime sa më shpejt që të jetë e mundur, urgjentisht”, tha Apostolova.

Në raportin e ri për Kosovën, Komisioni Evropian ka bërë të ditur se Kosova ka shënuar progres në zbatimin e disa reformave kryesore të lidhura me BE-në, veçanërisht në lidhje me përmirësimin e sundimit të ligjit dhe administratës publike.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat