“Mosndëshkimi i grupeve kriminale, vrau dy gazetarët e “Bota sot”

Aktuale

“Mosndëshkimi i grupeve kriminale, vrau dy gazetarët e “Bota sot”

Nga: H.O. Më: 30 maj 2019 Në ora: 22:22
Bardhyl Ajeti

Njohësi i çështjeve politike në vend, Nexhat Haziri në një përgjigje për “Bota sot”, thotë se deklaratat e Shefqet  Kabashit, e pasqyrojnë një pjesë të errët të drejtësisë në Kosovë, e cila është e ndikuar po nga të njëjtit njerëz që kanë dhënë urdhra për vrasje të tilla.

Image
Nexhat Haziri

“Deklarata e Shefqet Kabashit dhënë një televizioni, ku deklaroi se i është dhënë një urdhër për vrasjen e një gazetari të Gazetës “Bota Sot”, por edhe për ngjarje të tjera që lidhën me historinë më të re të Kosovës që ka të bëjë me periudhën e luftës, është realitet i një pjese të errët të kësaj historie të cilën drejtësia në Kosovë e ndikuar nga po të njëjtit njerëz që kanë urdhëruar për vrasje të gazetarëve, por edhe të personaliteteve ushtarake, siç ishte vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit e të tjerëve, nuk ka lejuar për të hedhur dritë dhe urdhërdhënësit,si ajo për vrasjen e gazetarit të “BOTA SOT” ta marrin dënimin e merituar si kriminel”, thekson Haziri.

Haziri thotë se mosndëshkimi i tyre ka bërë që gazeta “Bota sot” të jetë shënjestër  e grupeve kriminale, siç u vranë gazetarët Bekim Kastrati, Bardhyl Ajeti, e po ashtu edhe akti i përgatitur terrorist nga Jeton Lleshi në Cyrih.

“Mos ndëshkimi i tyre ka bërë që gazeta “Bota Sot” të jetë për një periudhë të gjatë si shënjestër e grupeve kriminale, në tentim për ta vrarë fjalën e lirë dhe të vërtetën, siç ishte rasti për vrasjen e Bekim Kastratit, Bardhyl Ajetit, por akti terrorist i Jeton Leshit në Cyrih ndaj redaksisë së kësaj gazete”, thotë Haziri.

Ai thotë më tutje se deklaratat e z. Kabashi janë rrëfim autentik se si kanë funksionuar një pjesë e “komandantëve” të UÇK-së në zona të caktuar.

“Të cilët gjoja si “luftëtarë lirie” kanë planifikuar vrasjen e personaliteteve politike të cilët i kanë parë si pengesë për t’i realizuar ambiciet e tyre për pushtet dhe plaçkë, e që këto plane për vrasje i kanë realizuar edhe pas mbarimit të luftës ku janë vra personalitete të shquara të jetës politike dhe shoqërore të vendit”, thotë analisti Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat