Shpend Ahmeti: Çka me ba me këtë shtet?

Aktuale

Shpend Ahmeti: Çka me ba me këtë shtet?

Nga: A.M. Më: 31 maj 2019 Në ora: 15:18
Shpend Ahmeti

Kryetari i kryeqytetit dhe i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas që një grua rome është sulmuar në Ferizaj, e cila ishtë parë në mbrojtje gjatë kësaj jave.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “përveç turpit të përgjithshëm që duhet ta kemi të gjithë, tani duhet të kërkojmë përgjegjësi prej shtetit, prej Ministrisë së Punëve të Brendshme, prej policisë e deri tek të gjitha ata që kanë pas përgjegjësi për ta mbrojtur qytetaren”.

Postimi i plotë:

Gruaja rome sulmohet prapë në Ferizaj

Kur dikush sulmohet njëherë, e sulmi paralajmërohet prapë, e shteti deklarohet që po e merr në mbrojtje e pas një dite ai person sulmohet prapë brutalisht, çka me ba me këtë shtet?

Perveç turpit të përgjithshem që duhet ta kemi të gjithë, tani duhet të kërkojmë përgjegjësi prej shtetit, prej Ministrisë së Punëve të Brendshme, prej policisë e deri tek të gjitha ata që kanë pas përgjegjësi për ta mbrojtur qytetaren.

E të gjithë neve që jemi prind, ta përkujtojmë të reagojmë sa herë që e dëgjojmë fëmijët tonë kur shprehin ksenofobi, kur kanë paragjykime, kur përdorin fjalë fyese. Tolerimi i paragjykimeve e ksenofobisë sjellë mentalitete të turmes dhe sulme të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat