Kështu i komenton Molliqaj deklaratat e Thaçit për bashkim me Shqipërinë

Aktuale

Kështu i komenton Molliqaj deklaratat e Thaçit për bashkim me Shqipërinë

Më: 31 maj 2019 Në ora: 23:05
Dardan Molliqaj

Deputet i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj në “BlicInterview me Astrit Gashin” ka folur për idenë e dhënë së fundmi nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për bashkim me Shqipërinë.

Sipas tij, Thaçi nuk e ka me përnjëmend këtë ide, të cilën e quan si të mirë por që s’guxon ta besojë.

“Kisha dashur që ky të jetë një reflektim i tij dhe ai me pas përnjëmend, sepse nëse ideja e bashkimit të shqiptarëve prodhon mirëqenie si dhe siguri për shqiptarët dhe krijon njëfarë balanci në rajon. Është ide e mirë por nuk guxoj ta besoj se Thaçi e ka përnjëmend se përvoja jonë politike me të, tregon që qëndrimet politike i ka në bazë të nevojave ditore politike ose agjendave të kohës,”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat