Mahmuti kërkon drejtësi për fëmijët e vrarë gjatë luftës - Bota Sot
Mahmuti kërkon drejtësi për fëmijët e vrarë gjatë luftës

Aktuale

Mahmuti kërkon drejtësi për fëmijët e vrarë gjatë luftës

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 09:57
Bardhyl Mahmuti

Politologu Bardhyl Mahmuti në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve ka kujtuar të gjithë fëmijët shqiptarë që janë vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sipas tij, është obligim i të gjithëve që të angazhohen maksimalisht që drejtësia për vrasjen e 1392 fëmijëve të vihet në vend!

“Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve përkujtoj 1392 fëmijët shqiptarë që u vranë gjatë zbatimit të gjenocidit të Serbisë në Kosovë. Dhembja është e madhe për familjet e tyre dhe për tërë kombin shqiptar. Është obligim i të gjithëve që të angazhohen maksimalisht që drejtësia të vihet në vend!”, shkroi Mahmuti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...