Turp! Komuna e Preshevës u shpallë “luftë” prodhuesve vendor

Aktuale

Turp! Komuna e Preshevës u shpallë “luftë” prodhuesve vendor

Nga: K.M Më: 1 qershor 2019 Në ora: 16:40
Pamje nga iftari i shtruar

Me rastin e muajit të shenjtë të ramazanit, Komuna e Preshevës ka organizuar përveq një iftarë për qytetarët, gjithashtu ajo ka vendosur që të shpërndajë edhe 100 pako për familjet në nevojë, pikërishtë për ditën e Bajramit.

Deri këtu jemi në rregull, madje është për tu vlersuar kjo që ka bërë Komuna e Preshevës, por, tepër shqetësuese është ajo se me cka po i mbush komuna ato kuti, me cfarë ushqimi i ka shërbyer për iftarë?

Sikur me rastin e shtrimit të iftarit, ashtu edhe tash me mbushjen e kutive, shihet që zyrtarët e Komunës së Preshevës, për të mos thënë direkt Shqiprim Arifi, pasi që është e pa besueshme që një kryetarë i cili ka ardhur të sjellë investitorë të rinjë, po i ngulfatë edhe ato biznese që ekzistojnë. Për iftarë, qytetarët e ftuar kanë pasur rastin të pijnë pije që nuk prodhohen as nga Presheva, e as nga shqiptarët, as në këto kuti, kemi parë që as në kutit për qytetarët në nevoj nuk janë mbushur me vaj nga prodhuesi nga Presheva, pa cka se prodhimin e bën në Gjilan.

Image

 

Këto veprime janë absolutishtë të pa pranueshme, aq më pak kur e dim se prodhuesi i këtyre lëngjeve “Fluidi” edhe ashtu njihen si familje humanitare dhe gjithmonë pjesmarrës në cdo aktivitet bamirësie në Luginën e Preshevës dhe më gjërë.

I kontaktuar nga “Bota sot”, Shkëlqim Mustafa, menaxher në kompaninë “FLUIDI” ka thënë se Komuna as nuk i ka kontaktuar bile, mbase nëse do të na kishin kontaktuar, do të bashkëpunonim dhe do t’i bënim gratis pijes dhe vajin.

“Komuna e Preshevës nuk na ka kontaktuar, nuk kanë folur me askë prej neve. Thjesht kur i kemi parë nëpër foto, sigurishtë se jemi dëshpruar, sepse kemi qenë dhe do të vazhdojmë të jemi në ballë të cdo nisme të mirë për qytetarët tanë”, ka thënë Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat