Haradinaj: Mirëpresim fokusin e Gjermanisë dhe Francës për të rikthyer dialogun në binarët e duhur

Aktuale

Haradinaj: Mirëpresim fokusin e Gjermanisë dhe Francës për të rikthyer dialogun në binarët e duhur

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 12:19
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pas takimit me delegacionin nga Franca dhe Gjermania ka treguar se kanë diskutuar për rrjedhën e samitit të Berlinit dhe parapërgatitjet për takimin e radhës që do të mbahet në Paris.

Ai në Facebook ka thënë se Kosova është e gatshme për marrëveshje, për njohje reciproke me Serbinë në kufijtë aktualë.

Postimi i kryeministrit në rrjetin social Facebook:

Sot prita delegacionin ndër- qeveritar nga Gjermania dhe Franca, dhe përfaqësuesit e Kancelares Merkel dhe Presidentit Macron, për të diskutuar rrjedhën e Samitit të Berlinit dhe parapërgatitjet për vazhdimin e angazhimit në takimin e radhës në Paris. Kosova është gati për marrëveshje gjithëpërfshirëse, për njohje reciproke me Serbinë në kufijtë aktualë, dhe mirëpresim fokusin e Gjermanisë dhe Francës për të rikthyer dialogun në binarët e duhur!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat