Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame, në vend dhe diasporë, sic ka thënë ajo, kjo festë është festë e solidaritetit dhe respektit ndaj njëri-tjetrit, e rikonfirmimit të vlerave fetare e njerëzore të qytetarëve, përcjell “Bota sot”.
Hoxha këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se me dëshirat më të mira që festën ta kaloni me shëndet të mirë, begati e harmoni
Postimi i plotë:
Gëzuar festa e Bajramit! Të gjithë besimtarëve të fesë islame në vendin tonë dhe diasporë, ua uroj përzemërsisht festën e Bajramit, me dëshirat më të mira që festën ta kalojnë me shëndet të mirë, begati e harmoni. Kjo festë është festë e solidaritetit dhe respektit ndaj njëri-tjetrit, e rikonfirmimit të vlerave fetare e njerëzore të qytetarëve tanë me plot mirëkuptim për tolerancën dhe harmoninë fetare. Gëzuar dhe urime festa e Bajramit!