Vlada Majeviq i akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës kundër civilëve gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, u dënua me 14 vjet burg.
Aktgjykimin e ka dhënë një panel i veçantë i Gjykatës së Lartë i kryesuar nga gjyqtari Dragoje Jovic, përcjell Bota sot.
Kryetari i Trupit Gjykues, Dragoje Jovoviq, ka deklaruar se dëshmitë e paraqitura vërtetuan se krimet e luftës janë kryer, pasi për ato kanë dëshmuar dëshmitarët, por edhe vetë i akuzuari e ka pranuar në fazën e parë hetimore, e më vonë i ka mohuar ato deklarata.
Avokati i Majeviqit, Ljiljana Koldzic, ka thënë se është tronditur nga aktgjykimi për shkak se beson se ai është dënuar pa ndonjë dëshmi.
Familjet e prekura nga Kosova kanë thënë se dënimi i butë.
Majeviq është akuzuar se më 30 mars 1999, si vullnetar, në Zhegër afër Gjilanit, ka marrë pjesë në vrasjen e shqiptarëve.
Sipas aktakuzës ai ka vrarë Qazim Hazirin dhe Milazim Idrizin, ndërsa me thikë goditi Qamile Hazirin, të cilën më vonë e gjuajti edhe me dy plumba nga një pushkë automatike në stomak dhe në gjoks.